Terminologjia kryesore e fjalorit të përdorur në industrinë e kredive hipotekare

Afati i nje kredie per shtëpi expand/collapse
- është koha gjatë së cilës një kredi për shtëpi është e skeduluar per tu paguar.
Amortizim i përshpejtuar expand/collapse
Nënkupton ristrukturimin e një kredie ekzistuese për shtëpi, përmes rritjes së pagesave të kësteve mujore me qëllim shlyrjen e kredisë në një kohë më të shkurtër nga maturimi.
Amortizimi: expand/collapse
Është periudha gjatë së cilës shlyhet plotësisht shuma e principalit të një kredie. (Pagesa e bërë në kuadrin e një kredie përbëhet nga një pjesë që aplikohet për të paguar interesin me zotërim rritës, ndërsa pjesa tjetër i takon principalit. Për shumicën e kredive për shtëpi, me kalimin e kohës, shuma e pagesës që i takon shlyerjes së interesit zvogëlohet me zvogëlimin e bilancit të kredisë, ndërsa shuma që aplikohet për principalin rritet).
Borxh me precedencë: expand/collapse
çdo detyrim që ka precedencë mbi borxhe të tjera.
Certifikata e titullit të pronësisë: expand/collapse
është një dokument që tregon pronësinë e një prone të paluajtshme, duke përshkruar pronën dhe çdo shënim që ndalon shitjen e shtëpive tek zyra e hipotekës përkundrejt kësaj prone.
Heqja dorë nga e drejta: expand/collapse
Heqja në mënyre vullnetare nga një e drejtë e pronës ose ndaj një pretendimi perkundrejt pronës se të tjerëve, ose ndaj të drejtave të tjera qe zbatohen juridikisht.
Historiku i kredisë: expand/collapse
Renditja e historisë së kredive të marrë më përpara .
Historiku i titullit: expand/collapse
Historiku i të gjitha dokumenteve që kanë transferuar/kaluar titullin në një pjesë të pronës së paluajtshme duke nisur me dokumetin më të hershëm që ka ekzistuar duke përfunduar me atë të kohëve më të fundit.
Huadhënësi: expand/collapse
përfaqëson institucionin, grupin apo individin që jep para të siguruara nga pasuri të paluajtshme.
Huamarrësi: expand/collapse
është pronari i pasurisë së paluajtshme që lë pronën si kolateral për garanci të shlyerjes së borxhit; huamarrësi.
Kredi jorezidenciale për shtëpi: expand/collapse
një kredi për shtëpi e siguruar përmes një prone jo-rezidenciale si p.sh. nje ndërtese zyrash, fabrikë apo magazine.
Kredi për ndërtim: expand/collapse
është një kredi për shtëpi që financon ndërtimin e një ndërtese/pallati.
Kredi për shtëpi e konvertueshme: expand/collapse
Një kredi për shtëpi me përqindje të rregullueshme (ARM) që i bën të mundur një huamarrësi të kalojë nga një kredi për shtëpi me përqindje të fiksuar ne një afat kredie të specifikuar.
Kredi për shtëpi me përqindje fikse interesi: expand/collapse
është një kredi për shtëpi përqindja e interesit të së cilës nuk ndryshon gjatë gjithë afatit/jetës së saj.
Kredi për shtëpi me përqindje interesi të rregullueshme (ARM): expand/collapse
Një kredi për shtëpi me përqindje interesi dhe pagesa që ndryshojnë periodikisht gjatë jetës së kredisë bazuar në ndryshime në një indeks të specifikuar.
Kredi për shtëpi: expand/collapse
është një dokument ligjor që ve si kolateral pronën e një huadhënësi si siguri përkundrejt shlyerjes së një kredie. Gjithashtu i referohet edhe vete kredisë.
Kredi që nuk merr pagesa: expand/collapse
Dështimi i një huamarrësi për t’iu përmbajtur termave të dispozitave të një kredie për shtëpi.
Kredia e parë: expand/collapse
Një kredi për shtëpi që është në vend të parë mes kredive të regjistruara përkundrejt një pronë. Zakonisht i referohet të dhënave në të cilat janë të regjistruara kreditë.
Modifikimi: expand/collapse
Çdo ndryshim i termave origjinale/fillestare të një kredie për shtëpi.
Në proces, të angazhuara, në pritje: expand/collapse
gjithcka që ndikon apo kufizon titullin e pronësisë, si p.sh. një kredi për shtëpi, qera, të drejta për pronësi toke etj.
Ngarkimi: expand/collapse
ngarkimi i një cope toke me një shënim që ndalon shitjen e shtëpive tek zyra e hipotekave.
Plan për pagesa shtesë: expand/collapse
është një marrëveshje midis një huadhënësi dhe një huamarrësi që ka vonesa në pagesat e kredisë, ku huamarrësi bie dakord të bëjë pagesa shtesë për të paguar shumat që detyrohet për të kaluarën, duke bërë në të njëjtën kohë pagesat sipas afateve të skeduluara.
Raporti i kredisë përkundrejt vlerës (LTV): expand/collapse
Marrëdhënia midis vleres së një kredie për shtëpi dhe vlerës së pronës që shërben si kolateral.
Rastet kur banka ia merr shtëpinë klientit: expand/collapse
ky është procesi ligjor sipas të cilës një pronë që është lënë si kolateral për një kredi mund të shitet për të paguar kredinë.
Siguria e borxhit: expand/collapse
Një siguri në të cilën kompania emetuese në përgjithësi bie dakord të shlyeje principalin (zakonisht, shuma fillestare që është marrë hua) dhe të bëjë pagesat e interesit sipas një skeduli të rënë dakord paraprakisht.
Sigurimi i shtëpisë: expand/collapse
është një formë sigurimi që mbron të siguruarin nga dëmtimet fizike si p.sh. zjarri apo katastrofa të tjera natyrore.
Të dhënat e ndryshimit: expand/collapse
Të dhënat mbi të cilat ndryshon përqindja e interesit të një kredie për shtëpi me interes të rregullueshëm/te ndryshueshëm.
Tregu dytësor i kredive për shtëpi: expand/collapse
është tregu në të cilin blihen dhe shiten kreditë rezidenciale për shtëpi por midis bankave.
Vlerësimi i pronës: expand/collapse
Një përllogaritje e vlerës së pronës sipas të dhënave të caktuara, e përcaktuar nga një vlerësues profesionist i kualifikuar apo nga një vlerësues pronash. Vlera mund të bazohet në kostot e zëvëndësimit, shitjet e pronave të krahasueshme apo në kapacitetin e pronës për të prodhuar të ardhura.
Vlerësuesi: expand/collapse
Është një individ i kualifikuar nga pikëpamja arsimore dhe që ka trainimin dhe pervojën e duhur për të bërë vlerësimin e vlerës së pronës së paluajtshme dhe të pronës private/personale.
Vonesa ne kredi: expand/collapse
një kredi për shtëpi pagesat për të cilën nuk janë bërë në datën e caktuar.
Zbutja e humbjeve: expand/collapse
Aktivitete të përpiluara për reduktimin e humbjeve financiare që do të pësonte nje huadhënës në rast të një kredie qe nuk merr pagesa të një klienti.
Rastet perpara shitjes kur banka ia merr shtëpinë klientit sepse ky i fundit nuk ka bere pagesat: expand/collapse
është nje procedure ku nje huamarrës qe është ne nje pozicion qe ka nje kredi qe nuk merr pagesa i lejohet te shese pronen e tij/saj per nje shume me te vogel nga ajo qe detyrohet per te shmangur rastin kur banka ia merr shtëpinë klientit sepse ky i fundit nuk ka bere pagesat.
Vlerësimi i riskut: expand/collapse
Është procesi i vlerësimit të një aplikimi për kredi për të përcaktuar riskun me të cilin mund të përballet huadhënësi. Vlerësimi përfshin analizimin e aftësisë paguese dhe gatishmerisë për pagesën e borxhit, si edhe vlerën e pronës në fjalë.