Çfarë duhet të bëj unë si klient në rast se nuk kam mundësi që të bëj pagesat mujore?

Edhe pse askush nuk ka ndërmend që të mos paguajë rregullisht kredinë, ndodh që të përballemi me vështirësi të papritura si humbja e vendit të punës, divorci, shpenzime të paparashikuara qe na detyrojnë të mos e bëjme pagesën ne kohën e caktuar.

Banka mund t'ju ofroje mundësi të tjera ripagimi expand/collapse

Zakonisht institucionet kredidhënëse kanë të parashikuara situate të përkohshme pamundësie pagese të kësteve mujore nga ana e klientëve, keshtu që në momente të caktuara ato mund t’ju ofrojnë lehtësira në pagesa duke zbatuar plane të reja ripagese të kredisë sipas kushteve tuaja.

Negociata me bankat përsa i përket planeve të reja të ripagesës expand/collapse

Disa nga mundësitë që bankat ofrojnë për përmirësim të situatës së pagesave të vonuara, mund të jenë si psh lehtësim i këstit mujor duke paguar këstet e vonuara dhe ato të rradhës sipas një skeduli të ri ose duke bërë një ristrukturim total të kredisë. Nësë problemet tuaja nuk janë të përkohshme dhe situate financiare nuk mund te permiresohet atëhere është më mirë të mendoni që të shisni shtëpinë për të mbyllur detyrimet me bankën.

Veproni shpejt expand/collapse

Cilëndo rruge të keni zgjedhur, gjëja e pare që duhet të keni parasysh është që të kontaktoni bankën tuaj (oficerin e kredisë) në momentin që shihni se pagesa e kësteve është bërë vërtet problem. Duke qenë në kontakt me huadhënësin tuaj, ju krijoni menjëherë një raport besimi që do ju ndihmojë në zgjidhjen sa më të mirë të situatës.