Cilat janë shpenzimet e një kredie për shtëpi?

Shpenzimet e një kredie për shtëpi zakonisht ndryshojnë në varësi të bankave. Padyshim që shpenzimet janë një nga pikat që klienti duhet të shoh më me kujdes me qëllim që të bëjë zgjedhjen e duhur.

Më poshtë keni një pasqyrë të detajuar mbi shpenzimet me të zakonshme që hasen në aplikimin e një kredie për shtëpi.

  1. Shpenzimet administrative
    Këto shpenzime ndryshojnë në varësi të bankave (mund të varioje nga 1%-2% të shumës së huasë, minimumi 150 Eur). P.sh. nëse ju do të financoni një kredi për shtëpi në shumën e 50,000 Euro, e nëse shpenzimi administrativ i aplikuar është 1% mbi huanë, ju do të paguani 500 Euro). Shpenzimet administrative mund të paguhen në fillim të kredisë (në moment që ajo miratohet) ose në momentin e disbursimit të kredisë (në varësi të procedurës së bankës).
  2. Shpenzimet noteriale.
    Këto shpenzime shërbejnë për pagesën e noterizimit të kontratave që lidhen midis klientit dhe bankës. Keto kontrata janë kontrtata huaje, hipotekimi, dorëzanie. Shuma e këtij shpenzimi varion në varësi të marrëveshjes që mund të kenë bërë bankat me noterët përkatës si dhe nga numri i kontratave që noterizohen (psh mund të jetë më shumë se një kontratë hipotekimi). Minimumi i kësaj pagese është 3,000 Lek.
  3. Polica e sigurimit te jetës
    Pajisja me police sigurimi është një nga kërkesat e domosdoshme të bankës (por jo të gjitha bankat e kërkojnë), nëse do të kreditoheni me një kredi për shtëpi. Vlera e primit të paguar për këtë police varet nga shuma e huasë dhe nga mosha e klientit. Kjo do të thotë se sa më e madhe vlera e kredisë dhe sa më e madhe mosha e klientit aq më i madh është dhe premiumi per t'u paguar. Ose një ndërthurje e të dyjave (shumë e madhe, moshë e vogël, ose shumë e vogël dhe moshë e madhe). Zakonisht primi i policës së jetës është i pagueshëm cdo vit bazuar gjithnjë mbi shumën e mbetur të huasë (për rinovimin e policës së jetës janë vetë bankat që përkujdesen duke debituar automatikisht llogarinë tuaj dhe duke kredituar kompaninë e sigurimit, per të evituar cdo problematikë në rast ndodhje të ngjarjes së dëmit). Në përgjithësi është vetë Banka që përcakton kompanitë e sigurimit (në pergjithësi bankat kanë marrëveshje me kompanitë e sigurimit për klientët e tyre ndaj të cilëve aplikohen tarifa më të buta). Edhe kompanitë e sigurimit kanë limitet e tyre të lëshimit të policave bazuar mbi moshën (psh maksimumi është 65 vjec).
  4. Polica e sigurimit të pronës nga tërmeti dhe zjarri
    Polica të sigurimit dhe pronës (të cilat nuk janë të pranishme në të gjitha bankat) janë rreziqet më të zakonshme dhe të rëndësishme nga pikëpamja e riskut të kolateralit. Primi i ketij sigurimi mund të paguhet me baze vjetore ose për të gjithë periudhën e kredisë (në varësi të procedurave të bankës). Vlera e primit të policës varet nga shuma e huasë por edhe nga karakteristikat e objetit të siguruar (vile, apartament, shtëpi ekzistuese) ose nga vlera e tërë objektit (ka banka të cilat bëjnë këtë lloj sigurimi (bazuar mbi vlerën e objektit të përcaktuar nga vlerësuesi i kompanisë ose i bankës). Kësisoj ku primi është më i lartë se ai që siguron vetëm vlerën e kredisë.
  5. Pagesa e vlerësimit të objektit
    Një nga shpenzimet është pagesa për vlerësimin e pasurisë që shërben si kolateral. Për këtë qëllim bankat përdorin vlëresues privatë. Zakonisht kostoja e vlerësimit varet nga objekti që vlerësohet dhe vendodhja e tij dhe ndryshon në varësi të bankave dhe marreveshjet që ato kane lidhur me vleresuesit përsa i takon tarifave (Min. 70 Eur- Maksimum 150 Eur).
  6. Shpenzimet e hipotekës për bllokimin e pronës
    Shpenzimet e hipotekës në favor të bankës në zyrën e Regjistrit të pasurive të Paluajtshme (Min. 3,000 Lek – 10,000 Lek) në varësi të shumës së huasë dhe të kontratave të hipotekimit që rregjistrohen. Zakonisht banka e udhëzon klientin për shumën e saktë për t’u paguar.
  7. Shpenzim mujor për mirëmbajtje llogarie
    Bankat aplikojnë gjithashtu dhe një shpenzim mujor për mirëmbajtje llogarie e cila mund të variojë nga 150 -500 Lek, 1.5- 5 EUR/USD në varësi të kushteve të secilës bankë.
  8. Tarifë penaliteti
    Në rast likuidimi të parakohshëm të kredisë qoftë pjesore qoftë totale, bankat (por jo gjithmon) zakonisht aplikojnë një tarifë penaliteti për shumën e kapitalit të mbetur (që varion nga shuma fikse deri në 5% të shumës së parapaguar).