Dokumentat e nevojshme që banka i kërkon klientit

Aplikimi i kredisë expand/collapse

Zakonisht formularët e aplikimit të kredisë janë forma standarde që përdoren nga cdo bankë dhe permbajnë informacione si më poshtë:

  1. Qëllimi i kredisë
  2. Shuma e kërkuar
  3. Afati i kredisë dhe pagesa fillestare nga ana e klientit
  4. Informacion përsa i përket objektit që do të blihet
  5. Të dhëna bazë të huamarrësit dhe bashkëhumarrësit (të dhënat e edukimit arsimor), të dhëna përsa i takon punësimit aktual dhe atij të mëparshëm, si dhe të dhëna për të ardhurat të huamarrësit dhe të bashkëhuamarrësit
  6. Lista e shpenzimeve mujore familjare, përfshirë dhe kredi të tjera nëse ka.

Dokumentat finale që banka i dorëzon klientit pas disbursimit të kredisë expand/collapse

Kur kredia perfundon së disbursuari banka është e detyruar të pajisë klientin me kopjen origjinale të kontratave të huasë dhe të hipotekës, kopjen origjinale të policave të sigurimit të jetës pronës (nëse kërkohet) si dhe një kopje të të gjitha shpenzimeve të kryera, si dhe tabelën e amortizimit të kredisë.

Tabela e amortizimit duhet të firmoset nga klienti në mënyrë që të evitohet cfaredo lloj keqkuptimi mbi ripagesen e kredisë.
Tabela e amortizimit ne shumicën e rasteve duhet të përmbajë këto të dhëna:

  1. Numrin e llogarisë në të cilën do të ripaguhet kredia
  2. Emër, mbiemër
  3. Shuma e huasë
  4. Afati i kredisë
  5. Norma e intersit (e ndarë në norma bazë plus marzhin a vendosur nga banka)
  6. Kësti mujor
  7. Datat e pagesave mujore (çdo muaj ose tremujore në varësi të produktit)
  8. Shuma e kapitalit para çdo pagese të këstit
  9. Shuma e kapitalit pas çdo pagese të këstit

Tabela e amortizimit duhet t’i jepet klientit në varësi të ndryshimit të normës së intersit. Klienti duhet të jetë i kujdesshëm që të pajiset cdo herë me tabelën e rradhës të amortizimit.

Shpenzimet /detyrimet expand/collapse

Zakonisht bankat në fillim të aplikimit nuk aplikojnë kosto kredie. Në rast se kredia refuzohet, atëhere klienti në përgjithësi nuk i detyrohet bankës.

Ka banka që në momentin e miratimit të kredisë kerkon që ti paguhen shpenzimet administrative (në momentin e miratimit të kredisë dhe hapjes së dosjes) dhe pagesën e vlerësimit të kolateralit. Të gjitha shpenzimet e tjera mund të kryhen në fund të procedurës së kredisë ose gjatë saj.