Efiçensa e Energjisë (EE) dhe Kredia për Efiçensën e Energjisë

Rregulla praktike për përdorimin Efiçent të Energjisë

Efiçensa e energjisë, përshkruan pra raportin ndërmjet përfitimit të fituar dhe energjisë së përdorur. Nga pikëpamja ekonomike, efiçensa e energjisë mund të përshkruhet kështu si produktiviteti margjinal i inputit të energjisë, pra specifikon se sa energji nevojitet për të prodhuar një nivel të caktuar të outputit (p.sh. nxehtësi, dritë, lëvizje, rehati).

Kontrolli i ngrohjes / ftohjes: Mundohuni të reduktoni temperaturat e ngrohjes në dimër me një shkallë, pasi kjo mund të pakësojë faturën e ngrohjes me 8%. Në të kundërt, në verë rrisni me një shkallë temperaturën, pasi ulja shumë e madhe e temperaturave do ta detyrojë paisjen e përdorur për kondicionim të konsumojë më shumë energji pa arritur ende në nivelin e dëshiruar të ftohjes.
Shmangni humbjen e nxehtësisë: Mbani dyert dhe dritaret të mbyllura, kur jeni duke ngrohur ambientin ose kur kondicioneri po punon.
Përdorimi i sobave efiçente kursen më shumë se 30% të sasisë së druve të zjarrit.
Minimizimi i ndriçimit artificial: Duke mbajtur dritaret dhe llampadarët të pastër, ju mund të pakësoni sasinë e energjisë që ju nevojitet për ndriçim. Nëse jeni duke punuar në një pjesë të dhomës, izoloni dritat vetëm në atë zonë. Ndriçimi i një dhome bosh brenda natës humbet energji të mjaftueshme sa për të bërë 1000 filxhanë çaji.
Fikni pajisjet: TV, DVD, dhe paisje video të lëna në "stand by" vazhdojnë të përdorin të paktën gjysmën e sasisë së energjisë që ata konsumojnë kur janë të ndezur. Lënia ndezur e një monitori kompjuteri harxhon po aq energji sa fotokopjimi i 800 fotokopjeve A4.
  • Kur karikuesi i telefonit lihet i lidhur me energjinë elektrike, edhe pse telefonit është hequr, ai konsumon 95% të energjisë së përdorur për të karikuar telefonin, sepse karikuesi konsumon ende energji edhe pse nuk është i lidhur me telefonin.
  • Nëse të gjitha pajisjet janë fikur kur largoheni nga zyra, atëherë energjia e kursyer është e mjaftueshme për të drejtuar një makinë të vogël deri në 160 km.
Furra me mikrovalë konsumon më pak se një furrë normale (1/3), si dhe ruan vlerat ushqimore duke qenë se i gatuan më shpejt dhe në një periudhë më të shkurtër kohore.
Lyeni muret e shtëpisë suaj me ngjyrë të çelët: Ngjyrat e errëta tentojnë të absorbojnë dritën dhe kështu duhet që ju të përdorni më shumë energji nga llampa për të arritur të njëjtin efekt ndriçimi.
Vendosni nivelin e temperaturës së dushit në 40-50 gradë celsius gjatë verës dhe përdoreni atë kur proçesi i ngrohjes së ujit ka mbaruar. Kjo do të sjellë kursime deri në masën 10-15% të konsumit të energjisë.
Zëvendësoni llampat standarte me llampa efiçente: (që konsumojnë rreth ¼ e shumës së energjisë dhe kanë një jetëgjatësi 10 herë më shumë). Përdorimi i një llampe efiçente kursen energji elektrike deri në 80%.
Zëvendësoni dushin normal me panel diellor: Përdorimi i një paneli diellor me sipërfaqe 3-4m2 të instaluar në tarracën/çatinë e ndërtesës për ngrohjen e ujit sanitar kursen energjinë e përdorur për këtë qëllim më shumë se 60% të saj.