Efiçensa e Energjisë (EE) dhe Kredia për Efiçensën e Energjisë

Cilat janë përfitimet e Investimeve të
Efiçensës së Energjisë

Një nga argumentat kryesorë, mes shumë argumentave të tjera në favor të përmirësimit të efiçensës në energji është roli i saj kryesor në ndryshimin e zbutjes së efekteve klimaterike. Në të vërtetë, përmirësimi i efiçensës së energjisë shihet tani si strategjia më e rëndësishme për arritjen e reduktimit të emisioneve të gazit serë (GHG), të nevojshme këto për st abilizimin e sistemit të klimës globale, sepse përmirësimi i efiçensës së energjisë është veçanërisht kosto-efektiv dhe mund të arrihet shpejt.

Përveç nevojës për të zbutur ndryshimet klimaterike, ka shumë argumenta të tjerë të fortë në favor të efiçensës së energjisë, veçanërisht ato në vijim:

  • Kosto më të ulët të energjisë dhe si rrjedhim kosto më të ulëta në faturat e energjisë për konsumatorët. Kursejmë energji dhe si rrjedhim para.
  • Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës.
  • Jetë më të gjatë të ndërtesës si dhe rritje të vlerës së saj.
  • Kontribut në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis.
  • Përmirësimi i sigurisë së furnizimit të energjisë, p.sh. duke zvogëluar varësinë (kombëtare, rajonale) nga importet e energjisë.
  • Përmirësimi i konkurencës, që rezulton nga shpenzime më të ulëta të energjisë dhe risi në teknologji.
  • Përmirësimi në të gjithë treguesit kryesorë të tillë si PBB, investimet direkte të lidhura me klimën, konsumi dhe punësimi.