Efiçensa e Energjisë (EE) dhe Kredia për Efiçensën e Energjisë

Fazat / hapat e aplikimit për marrjen e kredisë për Efiçensën e Energjisë, për përmirësime në shtëpi

Proçesi i aplikimit të kredisë për “Efiçensën e Energjisë” kalon nëpër fazat në vijim:

Faza e Informacionit:

Avantazhet e investimeve në Efiçensën e Energjisë:

  1. Klienti sjell dokumentacionin e kërkuar ( duke i dhënë të drejtën bankës që ato të verifikohen) dhe plotëson ”Formularin e Aplikimit të Kredisë”.
  2. Analisti i kredisë i siguron informacionin paraprak (normat e interesit, maturiteti, komisionet, kushtet dhe një llogaritje të thjeshtë të këstit të kredisë) për kredinë që mund të ofrohet për të mbështetur këtë investim të klientit. Norma preferenciale të interesit mund të aplikohen nga Banka për kredi për “Efiçensën e Energjisë”.
  3. Ne të njëjtën kohë analisti i kredisë kryen një llogaritje të thjeshtë të energjisë që mund të kursehet si rezultat i masave të efiçensës së energjisë që do të zbatohen pas marrjes së kredisë.
  4. Analisti i kredisë bën një vlerësim paraprak të klientit si një klient i mundshëm për të marrë kredinë bazuar në kriteret e paracaktuara të kualifikimit të bankës, ndërsa klienti nga ana tjetër vlerëson nëse termat dhe kushtet e kredisë janë të përshtatshëm dhe në interesin e tij/saj.
  5. Analisti i kredisë i jep listën e dokumentave të nevojshme që duhet të paraqesi klienti.

Faza e Aplikimit:

Avantazhet e investimeve në Efiçensën e Energjisë:

  1. Individi duhet të paraqitet në një nga degët e bankave që ofrojnë kredi për efiçensën e energjisë, për të kërkuar informacion të mëtejshëm për kredi për investimin e tij në lidhje me përmirësimet në Efiçencën e Energjisë në shtëpi.
  2. Këtu fillon zyrtarisht proçesi i aplikimit të kredisë.

Faza e Analizës:

Pas marrjes së dokumentave të sjella nga klienti, analisti i kredisë kryen verifikimet e nevojshme në lidhje me të ardhurat, historikun e kredive të kredimarrësit, kushtet e kolateralit (nëse ka), vendbanimin etj. Kjo fazë është e rëndësishme për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të besueshmërisë së klientit dhe bazohet kryesisht ne 4 shtylla kryesore :

  1. Plani i Investimit/lista kualifikuese: Vlerësimi i Planit të Investimit në lidhje me masat e Efiçensës së Energjisë sipas kushteve të Efiçensës dhe përshtatshmërisë. Shembuj të investimeve në përmirësimin e Efiçensës në Energji:
    • Përmirësimet në termoizolimin e ndërtesës (tavan, çati, dysheme dhe/ose muret e jashtme izoluese termike - instalimi i dyerve dhe dritareve të reja termikisht të izoluar nga jashtë - izolimi i ballkone etj ..)
    • Përmirësimet në paisjet e ngrohjes (kaldaja të reja - modernizimi i kaldajave ekzistuese - kontrollet automatike - lidhja me rrjetin e gazit - pajisje të ngrohjes së kaldajave)
    • ̵
    • Përmirësimet në paisjet e transmetimit të ngrohjes (tubacione të reja të shpërndarjes si dhe radiator - valvula termostatike - tuba të shpërndarjes/izolimit - pompa për qarkullimin e ujit të ngrohtë)
    • ̵
    • Përmirësimet në Ngrohje, Ventilim, Ajër i kondicionuar (menaxhimi i sistemeve të energjisë etj...)
    • ̵
    • Përmirësimet në ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm (zëvendësim i llampave ekzistuese të energjisë me llampa efiçente - kontrollet automatike të ndriçimit - sensorë lëvizje - sensorë të ditës).
    • Shfrytëzimi i Energjive të Rinovueshme (Sistemet diellore për ngrohje të ujit të nxehtë).
  2. Kapaciteti për të paguar: Niveli i të ardhurave të klientit bazuar në pagën ose në të ardhurat e biznesit verifikohen nga burime të ndryshme të informacionit. Klienti duhet të sigurojë informacion dhe burime verifikimi për të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e mundshme që ai ka në momentin e aplikimit ose që mund të ketë në të ardhmen. Në këtë fazë është e rëndësishme të bëhet një pasqyrë e saktë e situatës financiare të klientit dhe të aftësive të tij/saj për të përballuar detyrimet e kredisë. Klienti duhet të demostrojë që ai/ajo ka një stabilitet financiar dhe një kapacitet për të gjeneruar flukse parash të mjaftueshme për të paguar këstin mujor të kredisë.
  3. Kolaterali: Kolaterali është garancia në rast se klienti dështon për të paguar këstin e kredisë pas të gjitha proçedurave të negocimit me bankën. Kolaterali i garantuar për bankën mund të jetë një ose kombinim i disa prej kategorive të mëposhtme, bazuar në shumën e kërkuar të kredisë dhe në vlerësimin e riskut të kredisë:
    • Pasuri të paluajtshme (hipotekë)
    • Pasuri të luajtshme (pengje)
    • Dorezanës personal
    • Cash collateral (depozitë bankare)
  4. Referenca për klientin: Në momentin e aplikimit, analisti i kredisë kontrollon për historikun e mëparshëm të kredive për kredimarrësit, n.q.s klienti ka marrë kredi më parë si është historiku i pagesave, kushtet e kolateralit etj. Referenca shtesë mund të sigurohen nga sistemi i të dhënave bankare.

Pas vlerësimit pozitiv të besueshmërisë së kredidhënies së klientit, hapi përfundimtar është propozimi i termave dhe i kushteve të kredisë në përputhje me kredinë për efiçensën e energjisë, situatën e klientit dhe me rregulloret e proçedurat e brendshme të bankës.

Faza e Miratimit / e Refuzimit të Kredisë:

Dosja për aplikimin e kredisë përgatitet dhe prezantohet në Komitetin e Kredisë, i cili vlerëson propozimin e kredisë në lidhje me proçedurat e brendshme te huadhënies së bankës dhe vendos për të miratuar ose refuzuar aplikimin e kredisë. Vendimi përfundimtar i komunikohet menjëhere klientit; në rast aprovimi klientit mund ti kërkohet ndonjë dokument shtesë n.q.s është i nevojshëm, ndërsa analisti i kredisë vazhdon me përgatitjen e kontratave të kredisë nën mbikqyrjen e Departamentit Ligjor. Janë dy opsione për tu përmendur:

  1. Në rast se kolaterali është një pronë e patundshme, proçedurat që vijojnë janë vlerësimi i kolateralit nga specialisti vlerësues për të përcaktuar nëse vlera e tregut të kolateralit është e mjaftueshme për të mbuluar shumën e kredisë sipas rregullores së bankës. Nëse mbulimi është i mjaftueshëm, pastaj proçedohet me firmosjen e kontratave të kredisë. N.q.s jo, mund të kërkohet kolateral shtesë ose një kombinim me kategori të tjera.
  2. Në rast se kolaterali është një pasuri e luajtshme, proçedohet me firmosjen e kontratave respektive të kredisë.

Disbursimi i kredisë:

  1. Pas firmosjes së kontratës nga banka dhe nga klienti, dhe n.q.s kolaterali është një pasuri e paluajtshme, bëhet dërgimi i kontratave për regjistrim në hipotekë në “Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” në favor të bankës për shumën e kredisë. N.q.s kolaterali është një pasuri e luajtshme, kontratat dërgohen për regjistrim në Zyrën e “Regjistrit të Barrëve Siguruese”(RBS) kështu që pengjet regjistrohen në favor të bankës për shumën e kredisë.
  2. Duke u bazuar në proçedurat e brendshme të bankës, klientit mund/ose jo ti kërkohet të bëjë sigurimin e jetës dhe të pronës për shumën e kredisë në rastet e kredive me hipotekë.
  3. Pas plotësimit të gjithë proçedurave dhe pasi dokumentat e nevojshme të kontrollohen ne bankë, bëhet disbursimi i shumës së kredisë në llogarinë e klientit. Klientit i jepet nje kopje e kontratës, e policave të sigurimit (nëse po) dhe të plan pagesës së kredisë si dhe të datave të pagesave të kredisë.