Efiçensa e Energjisë (EE) dhe Kredia për Efiçensën e Energjisë

Dokumentat që nevojiten të paraqiten nga klientët në Bankë, në aplikimin për kredi për Efiçensën e Energjisë në banesa

Kjo është një listë e detajuar e dokumentave të mundshëm që kërkohen për një Kredi të Efiçensës së Energjisë:

  1. Plani i Investimit (vetëm investime në përmirësimet në efiçensën e energjisë duke iu referuar listës se kritereve të kualifikimit)
  2. Kopje e ID (pasaportë, kartë identiteti)
  3. Çertifikatë Familjare
  4. Çertifikatë vendbanimi për klientin dhe garantorin (nëse ka)
  5. Vërtetim të pagës për klientin dhe garantorin (nëse ka) që përcakton shumën e pagës, datën e fillimit të punësimit (n.q.s është e mundur një deklaratë bankare mund të vihet bashkëngjitur).

N.q.s të ardhurat nuk janë nga paga, ju lutem referojuni si më poshtë:

Bizneset e vogla

  • Extrakt nga QKR-ja
  • Deklarimin vjetor të taksave
  • Mandat pagesat e tatim/taksave për tremujorin e fundit (tatim fitimi, taksa lokale dhe të tjera)
  • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve (dokumentat justifikues)

Personat Juridikë

  • Extrakt nga QKR-ja
  • Liçensë (liçensë profesionale n.q.s kërkohet nga lloji i biznesit)
  • Vërtetim të pagës (kërkohet deklarimi në ISSH) ose bilanci i vitit të kaluar dhe deklarimin e taksave mbi xhiron deri në muajin aktual. (F.D.P).
  • Kuotën e pagesës së fundit të taksave (mbi fitimin, taksa lokal dhe të tjera)
  • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve (nëse kërkohet) dhe dokumentat ku është bazuar.

Të ardhura nga qeraja

  • Kontrata e qerasë (bashkëngjitur dok. i pronësisë) Kontrata e qerasë mund të jetë e noterizuar/ose jo. Banka mund të vendosë të pranojë / refuzojë një burim të tillë të ardhurash në mungesë të një kontrate të noterizuar të qerasë.
  • Çertifikata e pronësisë, harta treguese, kartela e pronës
  • Kontrata e shitblerjes, fatura ose oferta për mallrat apo shërbimet e blera.