Efiçensa e Energjisë (EE) dhe Kredia për Efiçensën e Energjisë

Çfarë është kredia për Efiçensën e Energjisë

Qëllimi - Kredia për “Efiçencën e Energjisë” është financimi i investimeve në banesa/ambiente biznesi që kanë për qëllim përdorimin efiçent të energjisë dhe kursimin e saj. Kredia “Efiçensa e Energjisë” do të mbështesë familjet/bizneset në uljen e qëndrueshme të kostove të energjisë.

Kush e përfiton këtë kredi? - Të gjithë klientët me të ardhura nga pagat apo biznesi mund të përfitojnë kredinë për “Efiçensën e Energjisë”, për sa kohë plotësojnë kushtet e përgjithshme për t’u financuar nga Bankat.

Avantazhet e investimeve në Efiçensën e Energjisë:

  • Ulje e konsumit të energjisë
  • Kursim i energjisë do të thotë kursim në para
  • Përmirësim i standarteve të jetesës
  • Mbron dhe përmirëson ambientin ku ne jetojmë