Efiçensa e Energjisë (EE) dhe Kredia për Efiçensën e Energjisë

Çfarë është Efiçensa e Energjisë?

Më poshtë do të gjeni disa përcaktime të konceptit të “Efiçensës së Energjisë”:

  • “Efiçensa e Energjisë” nënkupton raportin në përqindje të energjisë në dalje me energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjitik, që në rastin tonë është ndërtesa. Ky është përcaktim teorik i saj.
  • Më thjesht do të thonim se “Efiçensë Energjie” kemi atëherë kur në një proçes energjitik arrijmë rezultate të njëjta duke përdorur më pak energji. Teprica e energjisë në këtë rast është energjia e kursyer nga marrja e masave për të ulur sasinë e energjisë së përdorur në këtë proçes.