Shoqata Shqipatare e Bankave
është një shoqatë jo-fitimprurëse,
që përpiqet të promovojë standardet
më të fundit bankare të anëtarëve
të saj, zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë
e sistemit bankar shqiptar në përgjithësi,
duke kontribuar kështu në përparimin
e ekonomisë shqiptare. Shoqata Shqiptare
e Bankave është organi përfaqësues,
që kontribuon në formulimin e propozimeve
ligjore ose në komitete teknike, në
nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Si e tillë, ajo ka dhënë kontributin
e saj praktik në konturimin dhe përmirësimin
e infrastrukturës ligjore e rregullatore,
me anë të së cilës bankat
tregtare operojnë në Shqiperi, harmonizimin
e legjislacionit ekonomiko-financiar shqiptar
me legjislacionin europian.
Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të
anëtarëve të saj, Shoqata Shqiptare
e Bankave punon për vlerësimin dhe prosperitetin
e shërbimeve financiare si dhe rritjen e
potencialit të burimeve njerëzore në
tregun bankar shqiptar. Për komunikimin e
pikëpamjeve dhe ideve, Shoqata punon me Bankën
e Shqipërisë, autoritetet e shërbimeve
financiare, Qeverinë dhe institucionet europiane
e ndërkombëtare..
|