Historiku

 

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), e krijuar fillimisht si Klubi i Bankierëve Shqiptarë (mars 1999), është sot zëri i bashkuar i industrisë bankare me 16 banka tregtare, me asete me vlerë rreth 9 miliardë Euro, dhe rreth 6800 punonjës.

Nëpërmjet kombinimit të përvojave, ekspertizës dhe burimeve të çmuara njerëzore të anëtarëve të saj, dhe bashkëpunimit me organizata dhe institucione kombëtare e ndërkombëtare, AAB punon për vlerësimin dhe përmirësimin e shërbimeve bankare dhe financiare të bankave anëtare, rritjen e potencialit të burimeve njerëzore të sistemit, dhe për një sistem bankar më të suksesshëm në Shqipëri.

 

31 mars, 1999
Krijimi Klubit Shqiptar të Bankierëve.

27 mars, 2001
Klubi Shqiptar i Bankierëve transformohet në Shoqatën Shqiptare të Bankave - Albanian Association of Banks (AAB).

12 dhjetor, 2002
Krijohen Komitetet e Para Teknike (si Komiteti Opracional, Komiteti Financiar dhe Komiteti Ligjor).

26 mars, 2003
Përcaktohet si strukturë më vete Sekretariati i AAB-së dhe në mars 2005 emërohet Sekretari i parë i Përgjithshëm, Z. Elvin Meka.

23 prill, 2003
AAB pranohet si “Anëtare e Asociuar “ e Federatës Bankare Evropiane (EBF) në Bruksel.

Tetor 2009
Sekretare e Përgjithshme e AAB emërohet Zj. Endrita Xhaferaj.

Tetor 2011
Botohet numri i parë i revistës Bankieri, një publikim periodik dygjuhësh i Shoqatës, me frekuencë tremujore.

Prill 2016
Në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), emërohet Z. Spiro Brumbulli.

 

    

SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE
Rr. "Ibrahim Rugova", Sky Tower 9/3, Tiranë
Tel: +355 4 2280 371/2
Fax: +355 4 2280 359