Infigo Meetup Tirana

Publikuar: 08/06/2017


Infigo meetup Tirana – Infosec and Big Data Analytics

INFIGO IS, me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Bankave, organizoi konferencën me titull ˝Infigo meetup – Infosec and Big Data Analytics˝ në hotel Rogner, Tiranë, në datën 8 qershor 2017. Në konferencën gjysmë ditore morën pjesë profesionistë përgjegjës për infosec, IT dhe përputhshmërinë rregullative nga bankat tregtare dhe ajo qendrore, nga kompanitë e telefonisë celulare, nga kompanitë Financiare-Teknologjike, Ministritë, nga agjenci të tjera qeveritare etj.

Në këtë event u sollën trendet më të fundit në fushën e sigurisë së informacionit nga ekspertët më kompetentë të INFIGO-s, si dhe u prezantuan disa prej zgjidhjeve big data që INFIGO ka zhvilluar me qëllim adresimin e nevojave dhe kërkesave të ndryshme të biznesit.

Infigo meetup Tirana – Big Data driven CRM analytics

INFIGO IS, me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Bankave, organizoi seminarin me titull Infigo meetup – Big Data driven CRM analytics në hotel Rogner, Tiranë, në datën 8 qershor 2017.Seminari rreth 2 orësh solli risitë në përqasjen ndaj Customer Relationship Management duke përdorur analitika në kohë reale në fusha si menaxhimi i vlerës së klientëve, i fushatave të klientëve ose i eksperiencës së tyre.

Në seminar morën pjesë drejtues nga bankat tregtare, operatorët e telekomit, kompanitë Financiare-Teknologjike, etj., të fokusuar në Customer Experience, Customer Relationship Management, Business Intelligence or Customer Analytics.

Folësi kryesor, Z.Davor Marić, me 15 vjet eksperiencë në fushën e CRM, ndau me pjesëmarrësit njohuritë e tij mbi praktikat CRM nëpërmjet teknologjive big data, një inovacion ky që i jep kompanive mundësinë e avantazhit në treg.

Kategoria: Njoftime për Shtyp | Evente |

 

 

    

SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE
Rr. "Ibrahim Rugova", Sky Tower 9/3, Tiranë
Tel: +355 4 2280 371/2
Fax: +355 4 2280 359